_ WHO WE ARE

Projekti


Qëllimi i këtij projekti është të nxisë vetëpunësimin dhe frymën sipërmarëse tek të rinjtë e qarqeve të Vlorës, Shkodrës dhe Korçës si një formë për të parandaluar emigrimin dhe për të ulur normën e papunsisë e nivelet e kriminalitetit tek të rinjtë e këtyre qyteteve.
Në të gjithë Europën, Shqipëria ka normën më të lartë të të rinjve të cilët nuk janë të punësuar dhe nuk po ndjekin shkollën apo ndonjë trajnim. Për të rinjtë e papunë, rrugëzgjidhje mbetet emigrimi në vendet, ku norma e papunësisë së të rinjve është shumë më e ulët. Ballkani Perëndimor, veçanërisht
Shqipëria, po përjeton një valë emigrimi të grupmoshave të reja drejt vendeve të Europës Perëndimore.
“Ikja e trurit të të rinjve” mbetet një ndër fenomenet më shqetësuese, pasi e rendit Shqipërinë në vendin e parë në Europë me rreth 30% të studentëve që synojnë të punojnë jashtë vendit. 


Të rinjtë e diplomuar vuajnë nivelin më të lartë të papunësisë në Shqipëri. Sipas të dhënave të INSTAT, duke analizuar shkallën e papunësisë sipas nivelit arsimor gjatë vitit 2019, rreth 14,4 % e të rinjve me arsim të mesëm janë të papunë, ndërsa 12,3 % e të rinjve me arsim të lartë vuajnë këtë fenomen.
Situata e pandemisë dhe dëmet që ajo ka sjellë në ekonomi e kanë agravuar Akoma më shumë gjendjen e papunësisë tek të rinjtë në vendin tonë.
Ndaj, me anë të këtij projekti synohet që të rinjtë e qarqeve të Vlorës, Shkodrës dhe Korçës t’u ofrohet një mundësi për tu vetëpunësuar, për të ngritur biznese të suksesshme si dhe për të punësuar të rinj të tjerë.
Projekti do të mbështesë të rinjtë e qarqeve të Vlorës, Shkodrës dhe Korçës duke i ofruar mundësinë të prezantojnë idetë e tyre sipërmarrëse, të trajnohen dhe mentorohen nga ekspertët më të mirë të fushës së akademisë dhe biznesit si dhe t’u ofrohet mbështetje në sipërmarrjen e tyre duke u siguruar që ideja
e tyre e biznesit do te implementohet në një formë të sigurtë dhe të qëndrueshme. Për më tepër ky projekt mundëson ndërkombtarizimin e nismave sipërmarrëse duke i bërë pjese e konkurseve ndërkombtare si BetaPitch Berlin, Future AgroChallenge, Creative Business Cup.

Customer Satisfaction

4897

Experience

12 years


Projects

5994


Our team

125 people

_ OUR PROJECTS

 

01

Creative Business Cup Albania


Instituti Adriapol organizoi për të tretin vit rradhazi konkursin e ideve të biznesit “Creative Business Cup Albania” në qytetin e Shkodrës. Ky aktivitet u realizua me mbështetjen e Agjensisë Kombëtare të Rinisë, në kuadër të programit Youth 4 Enterprenurship. Konkursi final u zhvillua në qendrën rinore Arka, ku morën pjesë 43 të rinj dhe u prezantuan 12 ide biznesi.

 

Gjatë aktivitetit pjesëmarrësit patën mundësinë të trajnohen mbi planin e biznesit, si të paraqesin idenë e tyre para jurisë, si të bëjnë një pitching në 3 minuta.

Mentorimi one to one ishte i vazhdueshëm nga mentorët e projektit. “Pitching like a pro” ishte trajnim i mbajtur nga Profesor  Amir Esmaeilakhtar  gjatë të cilit pjesëmarrësit u orientuan në lidhje me rregullat e një prezantim të idesë biznesi bazuar në rregullin: Çfarë? Si? Pse?