Aktivitete
01
Creative Business Cup Albania
Instituti Adriapol organizoi për të tretin vit rradhazi konkursin e ideve të biznesit “Creative Business Cup Albania” në qytetin e Shkodrës. Ky aktivitet u realizua me mbështetjen e Agjensisë Kombëtare të Rinisë, në kuadër të programit Youth 4 Enterprenurship. Konkursi final u zhvillua në qendrën rinore Arka, ku morën pjesë 43 të rinj dhe u prezantuan 12 ide biznesi.
Gjatë aktivitetit pjesëmarrësit patën mundësinë të trajnohen mbi planin e biznesit, si të paraqesin idenë e tyre para jurisë, si të bëjnë një pitching në 3 minuta.
Mentorimi one to one ishte i vazhdueshëm nga mentorët e projektit. “Pitching like a pro” ishte trajnim i mbajtur nga Profesor Amir Esmaeilakhtar gjatë të cilit pjesëmarrësit u orientuan në lidhje me rregullat e një prezantim të idesë biznesi bazuar në rregullin: Çfarë? Si? Pse?
02
Youth 4 Enterprenurship
Pjesë e aktivitetit Youth 4 Enterprenurship ishte edhe znj. Kleina Kasanai, Drejtor i Agjencia Kombëtare e Rinisë e cila hapi edhe pjesën e prezantimeve finale para anëtarëve të jurisë.
Znj. Kasanai, i uroi suksese pjesëmarrësve dhe shprehu vlerësimin e saj për organizimin e krijuar për të rinjtë e Shkodrës në kuadër të këtij projekti.
Znj. Edona Bilali, Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes pati mundësinë të përshëndeste pjesëmarrit në konkursin “Creative Business Cup 2022” si dhe t’ju jepte të rinjve më shumë informacion në lidhje me mundësit që kjo ministri ofron për të rinjtë që kanë ide biznesi ose dhe një startup.
03
CBC 2022 Albania
Znj. Bora Muzhaqi, Ministër Shtetit për Rininë dhe Fëmijët takoi secilin prej startup-eve që ishte pjesë e konkursit si dhe mentori/ këshilloi disa prej tyre.
Gjatë takimit, znj. Muzhaqi pati mundësin që të hapte edhe prezantimet finale të këtij konkursi.
Cili është fituesi i CBC 2022 Albania?
Fitues i këtij konkursi është startup-i me emrin “From Enton” i përfaqësuar nga Entoni Tirana, i cili do të përfaqësojë Shqipërinë në garën ndërkombëtare të Creative Business Cup 2022.
04
Fituesi i CBC në Shqipëri
Enton Tirana pati mundësinë të merrte pjesë në Creative Business Cup në datat 26-29 qershor, që u mbajt në Kopenhagë të Danimarkës.
Si fituesi i CBC në Shqipëri, Entoni prezantoi idenë e tij të biznesit përpara një jurie të përbërë nga sipërmarrës dhe përfaqësues të inkubatorëve nga Evropa.
CBC është një konkurs që zhvillohet në 44 vende të botës.
Fusce ut velit laoreet, tempus arcu eu, molestie tortor egestas eros
Maecenas eleifend erat at justo fringilla imperdiet id ac magna. Suspendisse vel facilisis odio, at ornare nibh. In malesuada, tortor eget sodales mollis, mauris lectus hendrerit purus, porttitor finibus eros lorem eget mauris. Curabitur lacinia enim.
Ut ultricies imperdiet sodales aliquam fringilla aliquam
Proin bibendum sollicitudin feugiat. Curabitur ut egestas justo, vitae molestie ante. Integer magna purus, commodo.
Nam massa erat, aliquet a rutrum eu, sagittis ac nibh.

























